Me moton “Mos të harrojmë të kaluarën për një të ardhme më të sigurt”, u përkujtua sot në Kukës, 18-vjetori i eksodit të vitit 1999, të qytetarëve kosovarë.
Kryetari i Komunës Mitrovicë, Agim Bahtiri, përfaqësues të shoqatës “Eksod 99” dhe shumë qytetarë të Kosovës, të cilët si akt simbolik, të gjithë kufirin e kaluan në këmbë, njëlloj siç bënë 18 vjet më parë kur iknin nga gjenocidi serb, u pritën nga Kryetari i Kukësit, Bashkim Shehu dhe një pjesë e stafit të Bashkisë Kukës në pikën kufitare të Morinit.
Më pas manifestimi i “Eksod ’99” u zhvendos në ambientet e Pallatit të Kulturës “Hasan Prishtina” ku u çel edhe ekspozita fotografike e autorit Halit Berani me temë “Mos harroni të kaluarën nëse doni një të ardhme të ndritur”.
Pas foto-ekspozitës u zhvillua edhe ceremonia zyrtare e 18-vjetorit të “Eksod ’99”. Në këtë ceremoni u theksua vlera e mikpritjes së popullit shqiptar dhe në veçanti bujaria e kuksianëve.
Në fjalën e tij, Kryebashkiaku Shehu, veç falenderimeve për të gjithë banorët e Kukësit dhe drejtuesit e institucioneve të asaj kohe për menaxhimin, gatishmërinë dhe mikpritjen e treguar, parashtroi mundësinë që ky eveniment historik duhet të ketë vëmendje në nivel më të lartë institucional me qëllim që “Eksodi 99” të marrë një dimension më të gjerë organizativ.
Pjesë e këtij aktiviteti ishte edhe dhënia e titullit “Qytetar Nderi i Kukësit”, për Qemal Elezin, ish Prefekt i Qarkut Kukës në kohën e krizës kosovare.
Ky titull, nga Këshilli Bashkiak, i jepet Elezit me motivacionin “Për kontributin e veçantë në menaxhimin e krizës së vitit 1999”./Arbresh.info
E konfirmon Kremlini, Witkoff dhe Putin do të takohen nesër
Hamza thotë se PDK do të shkojë në zgjedhje të brendshme kët...
Arrestohen katër persona për disa vjedhje të rënda në Obiliq...
Mbi 40 minuta kafe në një restorant në Vlorë, Rama dhe vajza...
Bora siguron kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Kosovë...
Kongresi i SHBA-së adreson diskriminimin ndaj shqiptarëve në...