Një i ri 18-vjeçar është ndaluar nga Policia e Kosovës në Shtërpcë, pasi gjatë kontrollit të një automjeti janë gjetur dhe sekuestruar disa cigare me substancë të dyshuar narkotike.
Rasti ka ndodhur më 26 dhjetor 2025, rreth orës 21:30, në fshatin Drajkovc, ku një automjet i tipit Audi Q8 me targa vendore nuk është ndalur për kontroll nga patrulla policore dhe ka vazhduar lëvizjen.
Pas asistimit nga një patrullë tjetër, automjeti është ndalur në qendër të Shtërpcës.
Gjatë kontrollit të automjetit dhe të personave që ndodheshin brenda, siç thotë njoftimi, në bagazh u gjetën dhe sekuestruan 10 cigare të mbushura me substancë narkotike të llojit marihuanë, me peshë totale 10.52 gramë. Në automjet ndodheshin gjithsej katër persona, ndërsa 18-vjeçari pranoi se droga i përkiste atij.
Në lidhje me rastin u njoftua Njësia Anti-Drogë dhe prokurori i shtetit, i cili autorizoi ndërmarrjen e veprimeve hetimore, përfshirë intervistimin e të dyshuarit në prani të avokatit sipas procedurës.
Pas përfundimit të këtyre procedurave, i dyshuari u lirua në procedurë të rregullt, ndërsa tre personat e tjerë u intervistuan si dëshmitarë.
“Drejtësi, jo politikë!” – Hamza shpërndan pamje nga përgati...
Shën Valentini mes natyrës: Rama ndan një zemër nga Banjat e...
Rubio thotë se SHBA-ja dhe Evropa janë bashkë
Hovenier: Kosova humbi disa mundësi për 1 vit, anëtarësimi n...
Mbi 1 mijë e 300 biznese u shuan gjatë vitit 2025, dominon m...
“Askush mbi klubin”, Luis Enrique me nervozizëm i vendos vij...