Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Gjermani, ku ka humbur jetën 18-vjeçari shqiptar Ardian Osmani.
Lajmin e hidhur e kanë bërë të ditur familjarët e të ndjerit, të cilët kanë njoftuar se Ardiani ka ndërruar jetë në ujërat e një liqeni në Gjermani.
Për këtë humbje të rëndë ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i cili ka shprehur ngushëllime për familjen Dushkolli.
“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të Ardian Osmanit. Kjo humbje e papritur dhe e rëndë na mërziti të gjithëve. Në këto çaste të vështira, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Dushkolli. Ndajmë dhimbjen me ju dhe lutemi që Zoti t’ju japë forcë dhe durim për ta përballuar këtë dhimbje”, tha ai./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...