Një 17-vjeçar është gjetur pa shenja jete në rrugën Landovicë-Gjonaj nga disa qytetarë që po punonin ara.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit.
Bytyqi tha se viktima dyshohet se derisa ishte duke drejtuar një motoçikletë, nuk i është përshtatur kushteve dhe rrethanave të rrugës, ka humbur kontrollin, ka dalë nga rruga dhe është përplasur në murin mbrojtës të një shtëpie në ndërtim, me ç ‘rast ka pësuar lëndime të rënda trupore që kanë rezultuar me vdekje në vendin e ngjarjes.
“Sot më datë 14 tetor 2025, rreth orës 16:00, policia është njoftuar se në rrugën Landovicë–Gjonaj, disa qytetarë që po punonin në ara kanë vërejtur një person të shtrirë nën rrugë, rreth 7–8 metra larg saj, pranë një muri ku po ndërtohej një shtëpi. Sipas raportimeve fillestare të qytetarëve, personi nuk shfaqte shenja jete. Menjëherë pas marrjes së informatës, njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës kanë dalë në vendngjarje dhe kanë filluar hetimet fillestare. Nga veprimet hetimore është konstatuar se viktima është i mituri V.N. (i lindur më 15.08.2008), nga lagjja Arbane e Prizrenit, i cili që nga mbrëmë nuk ishte kthyer në shtëpi dhe nuk ishte lajmëruar në telefon, ndërsa sot është raportuar si I zhdukur”, tha Bytyqi.
“Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se viktima, derisa ishte duke drejtuar një motoçikletë, nuk i është përshtatur kushteve dhe rrethanave të rrugës, ka humbur kontrollin, ka dalë nga rruga dhe është përplasur në murin mbrojtës të një shtëpie në ndërtim, me ç’rast ka pësuar lëndime të rënda trupore që kanë rezultuar me vdekje në vendin e ngjarjes. Policia, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren, po vazhdon hetimet për të sqaruar në detaje të gjitha rrethanat e këtij rasti”, tha Bytyqi./Arbresh.info
Çfarë kanë të veçantë njerëzit e lindur në muajin dhjetor?
SHBA dhe Ukraina diskutojnë për armëpushimin, para samitit e...
Parashikimi i motit për të dielën
Aksident i rëndë trafiku në autostradën Gostivar–Tetovë, tet...
Trepça triumfon bindshëm në Therandë, fitore edhe për Borën
Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 40-vjeçari