Policia e Kosovës gjatë javës së kaluar ka sekuestruar 17 armë zjarri të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, si dhe municione të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.
Sipas njoftimit, gjatë këtij harku, 238 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 52 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime, shkruan Arbresh.info.
Në përputhje me urdhëresat, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa.
Ndërkaq aktivitetet policore në sferën e sigurisë në trafikun rrugor.
Në po të njëjtën periudhë kohore, kanë rezultuar me shqiptimin e 4 mijë e 394 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor, prej tyre 718 të evidentuara nga vetura inteligjente dhe vetura me radar mobil./Arbresh.info

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...