Bashkimi Europian së bashku me Bankën Eurpiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh) kanë dhuruar në formë të grantit 17.6 milionë euro për fazën e dytë për Projektin për rehabilitimin e linjës së 10-të hekurudhore, segmenti Fushë Kosovë-Mitrovicë, shkruan arbresh.info.
Ministri i Financave, Bedri Hamza së bashku me shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova dhe drejtoresha e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh) për sektorin e Transportit, Sue Barrett kanë nënshkruar këtë marrëveshje që u konsideruar një marrëveshje shumë e rëndësishme për zhvillimin ekonomik të vendit.

Ministri i Financave Bedri Hamza pas nënshkrimit të marrëveshjes tha se sot është një lajm shumë i mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës sepse po marrin një kontribut financiar pa kthim nga BE.
“Dëshiroj të falënderoj zyrën e BE së në Kosovë, Bankën Evropiane për Zhvillim dhe Ndërtim dhe mbi të gjitha taksapaguesit evropian që vazhdojnë të kontribuojë për Kosovën”, tha Hamza.
“Marrëveshja që nënshkruam është grat kontribut financiar pa kthim nga Bashkimi Eurpian që kap vlerën 17.6 milion euro dhe do të përdoret për rehabilitimin e hekurudhave prej Fushë Kosovës deri në Mitrovicë”, tha Hamza.
Hamza tregoi se ky projekt do të kushtoj 195.5 milionë euro dhe sipas tij më shumë se 50 për qind e të parave janë fonde e grante nga BE.
“Pasi parat janë të siguruara do të fillohet me implementimin e projektit në vitin e ardhshëm”, tha Hamza.
Ndërsa përfaqësuesja e BE-së Nataliya Apostolova tha se rëndësia e këtij projekti është e madhe për zhvillimin ekonomik të vendit por do të përfitojnë edhe vendet tjera të rajonit.
“Ky projekt është i rëndësishëm sepse do të rris zhvillimin ekonomik të Kosovës por është interes edhe për vendet tjera të Evropës”
“Të dy seksionet përfshijnë 100 kilometra udhë që janë tunele dhe ngritja e pesë stacioneve në seksioni në kufi me Maqedoninë dhe seksionin nga Fushë Kosova në Mitrovicë”
“Sot kemi arritur me nënshkrimin e këtij rehabilitimi i këtij seksioni do të fillojë në muajt e parë të vitit të ardhshëm. Dua të falënderoj posaçërisht BERZH në investimin e tyre në Ballkanin perëndimor”
Apostolova tha se Inkurajomë për fazën e tretë që përfshin lidhjen e hekurudhës Kosovë- Serbi
E drejtoresha e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh) për sektorin e Transportit, Sue Barrett u shpreh e lumtur që përmes këtyre grandeve po thellohet më shumë bashkëpunimi i BERZH me Ballkanin Perëndimor.
“Ky është projekt i dytë që mbështet modernizimin e hekurudhave në Kosovë. Kjo është shumë më rendësi për ne dhe qytetarët dhe lidhshmërinë për Ballkanin perëndimorë. Ne përmes këtij projekti po e thellojmë bashkëpunimin me Ballkanin Perëndimorë”, tha ajo./Arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/282588562442593/

LVV diskuton për zhvillimet politike e konstituimin e instit...
Jahjaga demanton raportimet: Kurrë s’ka pasur takim as...
Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit shqiptoi mbi 4 mijë e 600 ...
Berisha paraqitet në SPAK
“Pastrimi” publikon pamje të qytetarëve që hedhin mbeturina ...
“Memories” e Gjestit emocionon Londrimin