Komuna e Prishtinës ka prezantuar në mënyrë të digjitalizuar afër 170 dokumente të historisë shekullore të qytetit, të ruajtura në Turqi.
Drejtori i Administratës në Komunën e Prishtinës, Muhedin Nushi, tha se arkivi i Stambollit është duke digjitalizuar dokumentet e vjetra të cilat do të jenë pjesë e arkivit të Kosovës, por vetëm në mënyrë elektronike.
Ai u shpreh se deri më tani janë digjitalizuar 9817 dokumente, ndërsa, deri tash në Prishtinë kanë ardhur 169 dosje.
Dokumentet e prezantuara përfshijnë një telegraf dërguar mytasarrifit të Shkupit nga Prishtina me tematikë për shqiptarët e shpërngulur nga Serbia (1878), një njoftim për shumën e pagës prej 1020 kurusheve që kishte marrë Ali Riza Efendiu, derisa ishte sekretar për ndriçim në zyrën e parë komunale (1907), një deklaratë për nevojën e themelimit të një komune në nahijen e Bujanocit (1909), si dhe dokumente të ngjashme administrative, por që vjetërsia e tyre dhe periudha e datimit të tyre bënë që ato të jenë një thesar historik i kryeqytetit
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër