162 raste të sulmit seksual janë raportuar në Kosovë vetëm brenda tre vjetësh.
Këto janë vetëm raste të raportuara, ndërkaq numri i sulmeve seksuale që kanë mbetur të izoluara dhe të raportuara është edhe më i lartë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, duke iu referuar statistikave, ka thënë se policia i trajton me seriozitet të tilla raste, duke marrë parasysh ndjeshmërinë e tyre.
Rastet e tilla sipas sociologëve vijnë pikërisht si rrjedhojë e kushteve sociale dhe ekonomike.
Ata pohojnë e rastet e tilla kanë shënuar rritje pas luftës në Kosovë
Psikologu Naim Telaku thotë që rastet e tilla karakterizohen me pasoja të mëdha dhe se një veprim i tillë është shkelje e të drejtave të njeriut.
Zëdhënësi i Policisë, Hoxha, ka thënë se pikërisht për shkak të efektit dhe pasojës që kanë rastet e tilla, ato trajtohen në mënyrë të veçante nga policia dhe veprimet e tyre bazohen në procedura ligjore.
Të gjitha aktet seksuale, pavarësisht nga mosha, duhet të jenë me vullnet të lirë, në të kundërtën është shkelje e të drejtave të njeriut, dhe dënohet me ligj.
Ndërrim komande në Grupin Luftarak të KFOR-it, theksohet rën...
Sveçla takon Prattipatin, e falënderon për mbështetjen e ShB...
Publikohet agjenda për shënimin e Epopesë së UÇK’së, MB fton...
Kurti dhe McGurk flasin për rëndësinë e avancimit të reforma...
Lutfi Haziri: Presidenti ri kalon kah zyrat e LDK-së
Nga nëntoka e Trepçës nxirret një kristal gjigant