16-vjeçari që është therur me thikë sot në Podujevë është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Naser Syla, drejtor i Klinikës Emergjente në QKUK.
“Është sjellë në QE një rast nga Podujeva me plagë nga mjeti i ftohët, janë kry ekzaminimet e nevojshme, pacienti u dërgua në sallë për intervenim kirurgjik nga ekipët e anestezionit, kirurgjisë Abdominale dhe asaj torakale. Gjendje është e rëndë dhe jo stabile.” ka thënë Syla.
Ai shtoi se i mituri ende gjendet në sallën operative të Emergjencës.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti më herët për Arbresh.info bëri të ditur se i dyshuari është arrestuar./Arbresh.info
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lë...
Mimoza Kusari-Lila në Breg të Diellit: Fuqizimi ekonomik i g...
Kurti: Sivjet pritet të përfundojnë projektet e konservimit ...
Tragjedi ajrore në Kroaci: Katër të vdekur pas rrëzimit të n...
Arrestohet 37-vjeçari për djegien e një veture në Prishtinë,...
Tornado pranë bregdetit të Ksamilit