Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka dhënë një lajm të mirë për kryeqytetin.
Ai ka thënë se sot po shkruhet historia, pasi 15 zjarrfikës vullnetarë, po trajnohen për t’u bërë pjesë e gjeneratës së parë me mision mbrojtjen e qytetit.
“Për herë të parë në Kryeqytet 15 zjarrfikës vullnetarë po trajnohen për t’u bërë gjenerata e parë që i bashkohet misionit të mbrojtjes së qytetit”, ka shkruar Rama.
I pari i kryeqytetit ka theksuar se ky nuk është vetëm trajnim por një kulturë e re.
“Ky nuk është vetëm trajnim, është fillimi i një kulture të re solidariteti, gatishmërie dhe përgjegjësie qytetare. Sot po shkruajmë historinë e një Kryeqyteti më të sigurt, ku qytetarët janë forca që na çon përtej”, ka shkruar Rama.
Vushtrria e pandalshme, Dinamo shfrytëzon gabimet e rivalëve...
Sherr me thikë në Durrës, plagoset në këmbë 26-vjeçari
Ballkani merr kryesimin pas fitores në derbi – Rezultatet dh...
Kusari-Lila:Fuqizimi ekonomik i grave, parakusht për zhvilli...
Nga 1 prilli, rriten qiratë për bizneset në Pallatin e Rinis...
Haradinaj në Bjeshkën e Madhe: Inkurajuese të shohësh rritje...