Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka e ka nisur ditën me një urim me rastin e 15 Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Në një postim në Facebook, krye diplomatja shqiptare ka shkruar se sot është një ditë për t’u ndjerë krenarë për sa shumë është arritur në 15 vite.
“Gëzuar Ditën e Pavarësisë së Kosovës vëllezërve e motrave tona në Kosovë dhe të gjithë shqiptarëve kudo që janë!
Një ditë për t’u ndjerë krenarë për sa shumë është arritur në këto 15 vjet dhe për të kujtuar me nderim të gjithë ata që punuan e luftuan duke sakrifikuar gjithçka për Kosovën e pavarur”, shkruan Xhaçka. /arbresh.info/
Kurti: Me Macronin folëm për rrugën e Kosovës drejt anëtarës...
Kurti premton sërish: Nëse Kosova fiton nesër, edhe 1 milion...
Qeveria e Kosovës ndan 500 mijë euro për fitoren e Dardanëve...
Konfiskohet djathë pa dokumente në Leposaviq
Arrestohen tre të dyshuar për rrahje mes vete, njëri u ther ...
Pas shembjes së dheut në një rrugë të Prishtinës, intervisto...