Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri ka reaguar pas shkarkimit të Agim Veliut nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme.
Haziri ka deklaruar se janë konsultuar me kreun e LDK’së, Isa Mustafën duke paralajmëruar edhe tërheqjen e kësaj partie nga koalicioni.
“Pas reagimit të kryetarit Isa Mustafa dhe konsultimeve me të, një gjë e di që pa Agimin, s’ka me pasë qeveri me LDK’në”, ka deklaruar Haziri për portalin Mediafokus.info.
Gjatë ditës, kryeministri Albin Kurti e shkarkoi ministrin e Brendshëm, Agim Veliu, pasi që sipas tij, deklarata e tij e mbrëmshme ka shkaktuar frikë te qytetarët sa i përket shtimit të numrit të të prekurve me koronavirus.
Veliu kishte dalë kundër kryeministrit Kurti, i cili nuk e pranoi propozimin e presidentit Hashim Thaçi për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme, raporton Gazeta Express..
Haxhiu: Sot do t’i hiqen masat Kosovës
Trump për Khamenein: E godita i pari për vdekje, para se të ...
Haxhiu tregon se a është e gatshme për të parën e shtetit, n...
Rashiq: Askush nuk dëshiron zgjedhje të reja
Kamberi dhe Sinani: Padia në Strasburg një hap drejt drejtës...
E dhimbshme: Vdes pas operimit foshnja që u dërgua për shëri...