Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se 1.489
mësimdhënës janë të prekur nga Covid-19, 187 individë janë personel tjetër, si dhe 6,684 nxënës që janë pozitiv dhe janë të izoluar”.
Ajo këtë e ka bërë të ditur në seancën e Kuvendit të Kosovës.
“Për më shumë në ministri i pranojmë raportet ditore për situatën, në bazë të raportit të ditë së sotme, nga 775 institucione edukative arsimore, janë 90 shkolla që punojnë sipas skenarit C. Ndërsa sa i përket rasteve aktive, 1,489 mësimdhënës janë pozitivë me COVID-19, 187 individë janë personel tjetër, si dhe 6,684 nxënës që janë pozitiv dhe janë të izoluar”, tha ajo.
Ajo ka theksuar se gjatë tërë kohës kanë punuar që të ketë menaxhim të pandemisë.
“Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka ndërmarrë veprime konkrete që mësimi të zhvillohet në të gjitha nivelet sipas kushteve dhe respektimit të masave të vendosura nga IKSHPK, po ashtu edhe duke i respektuar të gjitha vendimet e Qeverisë së Kosovës”, ka thënë Nagavci./arbresh.info/
Kurti: Vazhdojmë të punojmë, krejt për shtet, sepse pa dyshi...
“Faleminderit për shërbimin ndaj atdheut”, Ramush Haradinaj ...
Ndalohet për 48 orë i dyshuari për vrasjen e 18-vjeçarit në ...
“Revolucioni imagjinar i flamingove”, Rama ironizon protesta...
46 aksidente trafiku për 24 orë në Kosovë
Izraeli godet objektiva ushtarake në Iran, tensionet përshka...