Të shtunën në vend do të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe me diell, bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Sipas IHMK’së, nuk parashihen reshje të asnjë forme – në mëngjesin e së premtes pritet të ketë ngrica të dobëta dhe mjegull në ultësira dhe rreth lumenjve.
Në fushat barike pritet të ketë rënie, deri sa në ato termike parashihen ngritje, njofton instituti.
IHMK’ja parashikon se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-13 gradë Celsius.
Sipas institutit, do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit.
“Sa i përket kushteve biometeorologjike, ato paraqiten relativisht të favorshme, kurse reshje shiu dhe bore sipas parashikimeve numerike priten me datë 5 eventualisht 6 shkurt”, njofton IHMK’ja.

Defekt me energji elektrike në Trepçë, disa minatorë mbeten ...
Rusia po përdor listat e kërkimit të Interpolit për të godit...
Rinumërohen rreth 70% e votave
Të shtëna me armë në Berlin, pesë persona të plagosur, dy pr...
Moti sot në Shqipëri me reshje shiu
Ndërpritet qarkullimi i kamionëve në pikat kufitare me Serbi...