Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se 146 qytetarë afganë kanë mbërritur në Kosovë.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka bërë të ditur se procedurat e pritjes së tyre tashmë kanë përfunduar dhe janë akomoduar sipas marrëveshjeve paraprake.
“Sot mirëpritëm në Republikën e Kosovës 146 qytetarë afganë dhe procedurat e pritjes së tyre tashmë kanë përfunduar dhe janë akomoduar sipas marrëveshjeve paraprake. Ky proces po zhvillohet jashtëzakonisht mirë falë bashkëpunimit të ngushtë me aleatët tanë, ShBA dhe NATO”.
“Në koordinim me të gjithë akterët e brendshëm institucional dhe shtetet aleate të Republikës sonë, jemi të angazhuar maksimalisht që të gjithë qytetarëve që po ballafaqohen padrejtësisht me konflikte e luftë, të ju mundësojmë strehim, mirëqenie e siguri për aq kohë sa janë në shtetin tonë”, ka shkruar ministri Sveçla. /arbresh.info/
Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...
Parashikimi i motit për të enjten
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...