Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj e ka mirëpritur vendimin e Qeverisë për ndarjen e 40 milionë euro shtesë për FSK-në.
Sipas Mehajt, gjërat po shkojnë sipas planit ndërsa thotë se qëllimet e planifikuara do të arrihen.
Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ish-ministri tha se ai i ka hapur dyert me aleatët tanë, ndërsa thekson se është koha ti ruani marrëdhëniet.
“Lajm shumë i mirë që qeveria ka ndarë 40 milionë euro shtesë FSKs/mbrojtje. Gjërat po shkojnë sipas planit dhe qëllimet e planifikuara do arrihen. Unë i kam hapur dyert me aleatët tanë, tani është koha ti ruani marrëdhëniet me aleatët. Ushtria e kosovës ka nevojë për 1 miliard për 3 vitet e ardhshme për mbrojtje totale. Të gjithë duhet të kontribuojmë”, ka shkruar Mehaj.
Mes tjerash, Mehaj tha se për të nderuar të rënët duhet të arrihet integrimi në BE dhe NATO dhe sipas tij deri atëher duhet të punojmë shumë e të flasim pak
“Ne kemi një synim për të nderuar të rënët, që është integrimi në BE dhe NATO. Një ditë do të them të vërtetën se si i kemi arrit gjitha keto punë të mira, deri atëherë, le të punojmë shumë e të flasim më pak.”, shkroi Mehaj
“ I kemi borxh shumë Kosovës”, përfundon shkrimin ish-ministri i Mbrojtjes./Arbresh.info
Numri 129 i takon AAK për zgjedhjet e ardhshme
Lëvizja Vetëvendosje garon me numrin 116 në zgjedhjet e 28 d...
BE me hezitime për heqjen e masave ndaj Kosovës para zgjedhj...
Sergio Ramos luan ndeshjen e fundit në Meksikë, tani i lirë ...
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...