Ermir Bajrami 14 vjeçar nga fshati Mihaliq i komunës së Vushtrrisë po vuan nga një sëmundje e cila po ia humbet imunitetin e trupit dhe po e dobëson vazhdimisht. Mjekët në Kosovë i kanë sugjeruar Ermirit që të trajtohet jashtë Kosovës pasi që trupi i tij shumë shpejt rrezikon të mbetet i palëvizshëm.
Familja e Ermirit po pret mbështetje financiare që nesër menjëherë ta dërgoj për trajtim në Beograd. Familja e 14 vjeçarit ka kushte të rënda ekonomike pasi që jeton vetëm me një mbështetje sociale.
Prindi i Ermirit, Arsimi ka treguar se fillimisht i duhen mjete financiare për dërgim në spitalin e Beogradit ku më pastaj do të tregohet për gjendjen e tij shëndetësore dhe shumën e mjeteve financiare që i duhen për shërim.
Njerëzit e vullnetit të mirë mund ta ndihmojnë Ermirin duke e mbështetur financiarisht në xhirollogarinë e mëposhtme, apo duke e kontaktuar prindin e Ermirit, Arsim Bajrami 044 414 835.



Aksidenti me autobus lë 15 të vdekur në Guatemalë
Kosova voton nesër, rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vo...
Osmani nderon ushtarët e Gardës Kombëtare të Iowas, të rënë ...
Parashikimi i motit për nesër, temperaturat shkojnë deri në ...
Aston Villa përmbys Chelsea
Aksident në aksin Qafë Plloçë – Pogradec, makina përplas një...