13 vjet shtet| Portali arbresh.info ju sjellë interpretimin e himnit shtetëror dhe tekstit jo zyrtarë

08:17 | 17 Shkurt 2021 | Vlora Selimi

Edhe në 13 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, Kosova do të festojë vetëm me melodi pa tekst.

Himni i Kosovës, propozimi me shifrën “Europa” i cili u miratua në një seancë të veçantë të Kuvendit me 72 vota për, 15 kundër dhe 5 abstenime, është kompozuar nga kompozitori Mendi Mengjiqi më 11 qershor të vitit 2008.

Përveç melodisë Himni i Kosovës, kishte edhe tekst por një gjë e tillë nuk u lejua.

Ky është teksti i himnit të propozuar nga Mengjiqi:

O mëmëdhe i dashur,

vend i trimërisë

Çerdhe e dashurisë

N’ty shqipet fluturojnë

Dhe yjet ndriçojnë

Vendi i të parëve tonë

Ti qofsh bekue për jetë e mot

O nënë e jonë

Ne të dalim zot

O mëmëdhe i dashur,

vend i trimërisë

Çerdhe e dashurisë.

Ekskluzivisht për arbresh.info, ketë tekst e kanë interpretuar, Elife Podvorica-Jashari -Profesorësh e solo-këndimit dhe Diellza Dedushi-Solo-këngëtare./V.Selimi/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara