Një incident i shkaktuar nga një banesë që u përfshi nga zjarri në Pejë ka çuar në pranimin e 13 personave në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës me probleme në frymëmarrje.
Sipas stafit mjekësor, 7 pacientë trajtohen në Repartin e Pediatrisë, ndërsa 6 të tjerë në Emergjencë. Pas trajtimit, të gjithë pacientët janë në gjendje stabile, nën monitorim dhe jashtë rrezikut për jetën, dhe pritet të lirohen së shpejti.
“Gjatë ditës së sotme në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë pranuar 13 pacientë me probleme në frymëmarrje, siç dyshohet, të shkaktuara nga tymi i një zjarri të ndodhur në një banesë në qytet. 7 pacientë po trajtohen në Repartin e Pediatrisë, ndërsa 6 pacientë të tjerë në Emergjencën e Spitalit tonë. Pas trajtimit të nevojshëm mjekësor, gjendja e të gjithë pacientëve është stabile, nën monitorim dhe jashtë rrezikut për jetën, dhe pritet që të lirohen”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Banesa në Pejë përfshihet nga flakët, policia evakuon disa familje
Detaje nga vrasja në Lezhë, gjenden veshjet e përdorura nga ...
Belgjikë, rreth 17 mijë fëmijë kanë prindër të burgosur
Realizohen 46 inspektime, ndalohet puna në 17 vendpunishte t...
Rregulli i ri pritet t’i ‘sakatojë’ futbollistët që mbulojnë...
Zbulohen mbetje mortore në Krushë të Vogël – dyshohet për pe...
Reuters: Kosova në kulm të krizës politike