Policia e Kosovës ka sekuestruar rreth 120 kilogramë substancë narkotike nga një autobus, ndërsa shoferi i tij, i identifikuar si B.K., është arrestuar dhe ndalohet për 48 orë.
Ngjarja ka ndodhur në rajonin e Prishtinës, ndërsa në autobusin që drejtonte B.K. u gjet droga, e cila dyshohet të ketë qenë e destinuar për treg të jashtëligjshëm.
“Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës është arrestuar B.K., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”. I dyshuari B. K., është ndaluar në rajonin e Prishtinës, dhe në autobusin që po e drejtonte, i është gjetur dhe sekustruar një sasi e substancës narkotike, që dyshohet të jetë rreth 120 kg”.
“Hetuesit nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë së bashku me Prokurorinë Speciale, janë duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet në fuqi. B.K., me vendim të Prokurorisë Speciale është ndaluar për 48 orë. Prokuroria Speciale mbetet e vendosur në luftimin dhe ndjekjen e veprave penale, përfshirë atyre që lidhen me substanca narkotike, për të garantuar siguri dhe mirëqenie në komunitet”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...
Napoli fiton derbin me Juventusin – vazhdon lidershipi...