12 vjet nga zgjedhja e Atifete Jahjagas presidente

08:07 | 7 Prill 2023
Emir Abduramani

Janë bërë 12 vjet që nga zgjedhja e Atifete Jahjagas si presidente e Republikës së Kosovës.

Më 7 prill të vitit 2011, Kuvendi i Kosovës me 80 vota pro zgjodhi Atifete Jahjagan në postin e presidentes.

Jahjaga ishte kandidatja e përbashkët e PDK-së, LDK-së dhe AKR-së në bazë të marrëveshjes së arritur ndërmjet liderëve të këtyre tri partive politike, nën ndërmjetësimin e ambasadorit amerikan në Prishtinë, Christopher Dell.

Deri në atë kohë, Jahjaga ka qenë zëvendësdrejtore e përgjithshme e Policisë së Kosovës.

Ajo fitoi në rrethin e parë të votimit ku si kundërkandidate kishte deputeten e AKR-së, Suzana Novobërdaliu, e cila mori vetëm 10 vota, përderisa 10 vota tjera ishin të pavlefshme.

Votimi i saj në këtë pozitë u përkrah nga gjitha partitë tjera, përveç Lëvizjes Vetëvendosje, e cila bojkotoi votimin.

Në fund, me 75 vota për dhe 2 abstenime Kuvendi ka miratuar edhe rezolutën, me të cilën përkrah marrëveshjen e arritur ndërmjet kryeministrit Hashim Thaçi, liderit të LDK-së, Isa Mustafa, dhe ish-kandidatit për president, Behgjet Pacolli.