Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në Mitrovicë, ka arrestuar 12 persona, nën dyshimin për marrje, mundësim dhe detyrim të prostitucionit,raporton arbresh.info.
Sipas policisë, arrestimi i tyre është bërë me datën 21 nëntor në dy operacione policore në Mitrovicë, nën dyshimin e bazuar se persona të caktuar dyshohet se po kryenin veprat penale ‘marrje me prostitucion’ dhe ‘mundësim ose detyrim në prostitucion’.
“ Operacionet policore janë realizuar në rajonin e Mitrovicës, ku DHTQNJ në Mitrovicë, ka arritur të bëjë arrestimin e 12 personave dhe identifikimin e një viktime të trafikimit”, bën të ditur policia.
12 të arrestuarit janë H. M. lindur me 1971, F. R. lindur me 1985 , F. F. lindur me 1955, Sh. Sh. lindur me 1984, S. Sh. lindur me 1968, E. B. lindur me 1972, D. H lindur me 1961, Xh. V lindur me 1963 Xh. H. lindur me 1969, N. H. lindur me 1966 , A. Sh. lindur me 1968 I. M lindur me 1969 , që të gjithë meshkuj kosovarë.
Të dyshuarit e arrestuar me urdhër të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, janë dërguar në gjykatën kompetente në procedurë të shpejtë, ndërsa viktima është trajtuar në bazë të procedurave vepruese./Arbresh.info/
Bjellorusia liron 123 të burgosur në këmbim të heqjes së san...
Drenica fiton ndaj Ferizajt, barazim mes Prishtinës së Re dh...
Berisha: Më 22 dhjetor mbajmë protestë kombëtare
Pacolli uron të birin pas fitores së skuadrës së tij në Luga...
Përfundon qetësisht protesta paqësore anti-Speciale në Shkup
Ilir Shaqiri interpreton “Jam Shqiptar” me djalin dhe nipin ...