119 aksidente janë regjistruar në rajonin e Ferizajt gjatë muajit shkurt.
Sipas njoftimit, 1 aksident ka qenë me fatalitet ku ka mbetur i vdekur një person, shkruan Arbresh.info.
42 aksidente janë me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 58 persona
Me dëme materiale kanë qenë 76 aksidente.
Për krahasim, gjatë muajit shkurt 2024 ishin raportuar gjithsej 111 aksidente, prej tyre:
45 aksidente me lëndime ku kanë mbetur të lënduar 58 persona
66 aksidente me dëme materiale.
Në përgjithësi, numri i aksidenteve gjatë muajit shkurt 2025 ka shënuar një rritje prej 7.2%, krahasuar me muajin shkurt të vitit 2024.
Gjithashtu, gjatë muajit shkurt 2025, policia rajonale e Ferizajt ka shqiptuar 4 mijë e 426 gjoba për kundërvajtje të ndryshme dhe ka hequr 50 patentë shoferë për drejtuesit e automjeteve që kanë kryer shkelje të rënda, ku parashihet masa mbrojtëse e heqjes së patentë shoferit./Arbresh.info/
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...