Në këtë publikim janë prezantuar edhe lëndët ku procedura penale është ende në zhvillim e sipër.
Pjesë të këtij publikimi janë edhe lëndët që kanë të bëjnë me një numër të akuzuarish të cilët pas ngritjes së aktakuzës kundër tyre janë arratisur nga paraburgimi në Mitrovicë apo nga spitali i Mitrovicës gjatë viteve 2000 dhe 2001.
Koordinatorja e projektit, Anka Kurteshi-Hajdari ka thënë se ky publikim do të jetë një burim i besueshëm dhe i dobishëm i informacioneve për këto gjykime.
“Kjo pasqyrë do të jetë një burim i besueshëm për gjykatësit dhe prokurorët vendor që nga EULEX-i kanë marrë kompetenca për procedimin e gjykimeve për krime lufte. Poashtu mediat do ta kenë për të parën herë një qasje komplete në këto lëndë, që janë të prezantuara kronologjikisht sipas datës së aktakuzës”, tha ajo.
Bashkëpunëtori, Amer Alija i ka prezantuar të dhënat statistikore nga ky publikim.
Kjo pasqyrë i përbën të dhënat për 48 lëndë. Ato janë të prezantuara sipas emërtimeve zyrtare, sipas të cilave në këto lëndë janë zhvilluar procedura penale në bazë të aktakuzave të ngritura për krime lufte në Kosovë që nga viti 1999-2018.
Bashkëpunëtori i këtij projekti, Amer Alija, tha se prej 48 lëndëve sa janë proceduar, 25 janë ndaj serbëve, 19 ndaj shqiptarëve, 3 lëndë ndaj malazezëve dhe një ndaj komunitetet RAE.
111 persona janë akuzuar për krime lufte në Kosovë. Prej tyre vetëm 40 janë dënuar, kurse 26 janë të arratisur e të tjerët janë ende në proces të gjykimit.
Arrestohet në Gjakovë i dyshuari për shpërndarje të material...
Aksident në Gjilan, vetura rrokulliset në mes të rrugës
Kremlini: Presim përgjigjen e SHBA pas bisedimeve të paqes
Oda Ekonomike me kallëzim penal ndaj ZRRE-së
Shorti i Botërorit 2026: Për herë të parë do të përmenden Ko...
Kërkoi kohë për t’u njohur me aktet, sot seanca paraprake në...