Më rastin e 13 vjetorit të vdekjes së ish-aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosjes Arben Xheladinit e Mon Balajt, anëtaret e PSD-së kanë mbajtur një aksion simbolik në sheshin ” Nënë Tereza”, në Prishtinë në vendin ku më 10 shkurt të 2007-ës këta dy aktivistë nga lëndimet e marra në protestën e organizuar në atë bote nga Lëvizja Vetëvendosje kundër planit të Ahtisarit, ndërruan jetë.
Pikërisht në vendin ku dy aktivistët ndërruan jetë, anëtarët PSD-së vendosen një pasqyre të madhe më mbishkrimin ” 10 shkurti si pasqyrë”.
Teuta Rrusta nga kjo parti para mediave tha se Kurti nuk duhet ta harroj protestën e 10 shkurtit pasi sipas saj Kurti ishte kundërshtari më i madh i planit të Ahtisarit.
“Sot u bënë 13 vite prej protestës së 10 shkurtit në kundërshtim të pakos së Ahtisarit. Kjo datë e gjen Kurtin Kryeministër, personin më kundërshtues të planit Ahtisari. Përderisa Kurti gjenë hapsirë për me shënu datën, Kurti s’ka plan për të ndryshu kushtetutën. 10 shkurti është dita kur Kurti duhet ta shohë veten ne pasqyre”, tha antarja e PSD-së.
Kujtojmë se Mon Blaja dhe Arben Xheladini u vranë nga policia rumune e UNMIK-ut që kishte reaguar në mënyrën më të dhunshme duke përdorur edhe armë vdekjeprurëse./arbresh.info/



Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...