10 vjet burg për “vrasje në tejkalim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme”

16:34 | 2 Qershor 2023

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me 10 vjet burg të akuzuarin B.R për veprën penale “Vrasje në tejkalim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme”.

“I akuzuari B.R është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej 10 (dhjetë) vitesh, i cili dënim do të ekzekutohet pas plotëfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, të akuzuarit B.R në dënimin e shqiptuar do ti llogaritet edhe koha e kaluar në masën e paraburgimit, ndërsa i është vazhduar masa e paraburgimit me vendim të posaçëm nga gjykata”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë./Arbresh.info

Të ngjashme