Në rajonin e Ferizajt gjatë javës që shkoi kanë ndodhur 10 raste të vjedhjeve.
Sipas njoftimit të policisë, 7 raste të vjedhjeve kanë ndodhur në Ferizaj, 2 në Kaçanik dhe 1 rast në Shtërpcë, shkruan Arbresh.info.
“Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërrmarrë një sërë aktivitetesh në parandalim të inicenteve. Gjatë javës që shkoi, nga data 02-08/12/2024 janë raportuar : Veprat penale kundër pasurisë, 10 raste të vjedhjeve, të cilat kanë ndodhur : 7 raste në Ferizaj, 2 në Kaçanik dhe 1 rast në Shtërpcë.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkaq është raportuar vetëm një rast i dhunës në familje.
Në rajonin e Ferizajt policia ka arrestuar 35 persona të kërkuar me urdhëresa të gjykatave kompetente për vepra të ndryshme penale.
“Ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë. Për të gjitha rastet kriminale, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...