Anëtari i KQZ-së, Adnan Rrustemi përmes një postimi në rrjetin e tij social “Facebook”, ka bërë të ditur se vetëm lëvizja “Vetëvendosje”, i ka shlyer borxhet që i ka pasur nga zgjedhjet e fundit, teksa ka shtuar se paritë e tjera politike ende kanë mijëra euro borxh.
Rrushemi po ashtu lidhur me këtë ka shkruar se për shkak të mos larjes së borxhit nga partitë politike atyre u janë ‘ndalur’, mjetet financiare deri në pagimin e borxheve, ndërsa Vetëvendosjes i janë lëshuar këto mjete.
Ja postimi i plotë i tij:
Vetëm Lëvizja VETËVENDOSJE! ka shlyer borxhet nga zgjedhjet e fundit, ndërsa partitë tjera parlamentare ende kanë mijëra euro pa paguar nga gjobat e shqiptuara nga PZAP.
Prandaj, KQZ-ja i ka lëshuar mjetet financiare vetëm për Lëvizjen VETËVENDOSJE!, ndërsa partitë tjera parlamentare mund të marrin mjetet financiare nga fondi i demokratizimit, vetëm kur të kenë shlyer të gjitha obligimet nga zgjedhjet e fundit.
Sjellja e përgjegjshme o është kudo, o askund. Ka përfunduar Rrustemi./arbresh.info/
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...