Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka njoftuar se gazetarët e medieve të ndryshme janë sulmuar para pak çastesh nga protestuesit serbë në Komunën e Leposaviqit.
Në një transmetim direkt të medieve, shihen disa gra duke tentuar t’i pengojnë gazetaret e RTV Dukagjinit, KOHËS dhe medieve të tjera të raportonin live nga kjo komunë.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka kontaktuar menjëherë Policinë e Kosovës, që t’u sigurojë një perimetër të sigurt të raportimit kolegëve tanë.
AGK-ja, ju bën thirrje të gjithë kolegëve që të respektojnë udhëzimet e dhëna nga zyrtarët e Policisë së Kosovës që janë prezent atje, dhe të kenë kujdes të shtuar gjatë raportimit./Arbresh.info/
lexo edhe:

Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë