Si pasojë e të reshurave të shumta të shiut në mesditën e së dielës komuna të shumta të Kosovës patën vërshime.
Por, një moment më delikat duket se pati një 75 vjeçare në komunën e Lipjanit, njofton Klan Kosova.
Në pamjet të cilat kanë arritur në adresë të klankosova.tv, bëhet e ditur që e moshuara kishte ngelur e vetmuar në shtëpinë e saj ndërsa ka tentuar të ikte si pasojë e vërshimeve nga shiu në fshatin Sllovi.
Megjithatë për një moment një banor i këtij fshati, Asllan Bytyqi i cili raportohet të jetë pjesëtar i Policisë së Kosovës, i del në ndihmë të moshuarës.
Duke e bartur në duar, ai e largon 75 vjeçaren nga zona e cila sipas pamjeve të regjistruara duket të ketë qenë me rrezikshmëri dhe tejet e vështirë e depërtueshme,/Klan Kosova/.

Hamza kujton 11 marsin e ‘81-ës
Aksion kundër nxjerrjes ilegale të thëngjillit në Vushtrri, ...
Fenerbahce kontakton Vedat Muriqin për ta bindur Fisnik Asll...
Ukraina godet fabrikën ushtarake ruse me raketa Storm Shadow...
Fluturimet misterioze mes Tel Avivit dhe Beogradit ngrenë dy...
SPAK zbaton vendimin e gjykatës, i dorëzon Veliajt në parabu...