1 mijë e 640 pako me fletëvotime kanë arritur sot nga Austria në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Kështu ka bërë të ditur për Arbresh.info Valmir Elezi, zëdhënësi i KQZ-së.
“Sipas procedurave, fillimisht këto pako me fletëvotime i nënshtrohen procesit të vlerësimit, i cili përfshinë verifikimin nëse ato u takojnë votuesve të regjistruar dhe nëse janë ndjekur procedurat tjera të parapara, ndërkaq numërimi i këtyre fletëvotimeve do të bëhet në një fazë të mëvonshme në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, pas ditës së zgjedhjeve. Edhe procesi i vlerësimit të dërgesave postare do të mund të vëzhgohet nga vëzhgues të akredituar nga KQZ-ja, të cilët do të njoftohen me kohë”, ka thënë Elezi.
“Aktualisht, është duke u zhvilluar periudha e votimit përmes postës, e cila vlen vetëm për shtetasit që gjatë regjistrimit si votues jashtë Kosovës janë përcaktuar individualisht për mënyrën e votimit (1) duke dërguar fletëvotimin përmes postës në një nga kutitë postare të hapura nga KQZ jashtë Kosovës, apo (2) duke dërguar fletëvotimin përmes postës në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë. Kjo periudhë votimi ka filluar më 9 janar dhe do të përfundojë më 8 shkurt 2025”, tha tutje Elezi./Arbresh.info
Një muaj paraburgim për të dyshuarin për grabitje në Gjakovë...
49 aksidente trafiku e mbi 2200 gjoba të shqiptuara brenda 2...
Hiqet tabela me emrin e Gjingjiqit në Mitrovicën e Veriut, m...
Vrasja e policit, Begaj: Populli është në krah të policisë k...
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit ...
Rama reagon për vrasjen e policit në Maliq: Nderim i përjets...