Kryeministri Albin Kurti ka thirrur mbledhjen e kabinetit qeverisës për të miratuar masat e reja kundër COVID-19.
Arbresh.info meson se mbledhja elektronike ka nisur ku po diskutohet për masat e reja anti-covid-19.
Një ndër to është ofrimi i vaksinimit me ekipe mobile në pikat kufitare të vendit dhe në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.
Nga këto masa do të ndalohen veprimtaria e klubeve të natës, organizimi i festivaleve, koncerteve, ekskurizioneve, pelegrinazheve, dasmave, fejesa, ahengjeve familjare dhe shoqërore.
Po ashtu certifikata e vaksinimit do të kërkohet edhe në pikat kufitare për fëmijët 12 vjeç, deri tani dëshmia e tillë kërkohej për personat mbi 16 vjeç.
Masat për gastronominë, muzika lejohet vetëm deri në orën 21:30. Shërbimet e gastronomisë lejohet të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri në orën 23:00.
Të pavaksinuarit nuk do të mund të hipin në transport publik.
775 mijë euro investim për ujësjellësin në fshatrat e Shalës...
Vetëm 1 votë për Musliun në Partesh
Real Madridi synon përforcime për verën
Dikur më e votuara në Kosovë, Albin Kurti lë shumë mbrapa me...
Dosja përfundimtare: Si i lidh Prokuroria Thaçin, Veselin, S...
Prishtina nis fazën e dytë të dezinsektimit hapësinor më 15 ...