Fitim Krasniqi, thotë se e kemi parë raportin dhe do të ndërmarrim masa

10:52 | 22 Shkurt 2019
A Z

Komisioni për mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrtoi pasqyrën vjetore financiare të ZKM-së.

Në këtë mbledhje Kryetari i Komisionit Driton Selmanaj tha se kanë gjetur një serë shkeljesh pas raportit vjetor të auditorit .

” Opinioni i zyrës së auditimit në zyrën e Kryeministrit. Në ketë raport ne kemi pa keqpërdorime në kategori të ndryshme për keqpërdorim të mjeteve. Pastaj ka punësime në Agjencinë e Veterinës pa respektuar rregullat e rekrutimit. Pastaj raportimi i dobët për subvencione. Mos respektimi i marrëveshjes më Komuna të ndryshme. Qeshje tjetër janë pagesat e dyfishta për fermerët në rastet e sëmundjes gungire të kafshëve. Ka pasur parregullsi në këto raste. Ka mangësi në dhënien e llogaris për subvencione”, këto janë disa të gjetura nga raportimi i ZKA-së, tha Selmanaj.

E Fitim Krasniqi nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës tha se e kanë parë raportin dhe do të ndërmarrin masa.

” Kemi marr të gjitha masat pas raportimit. Zyra e Kryeministrit bëhet nga shumë agjensione dhe kanë pavarësi të financave. Pas miratimit të plan veprimi ne e kemi adresuar të komisioni. Lidhur më raportin qka bane direkt më Zyrën e Kryeministrit ne kemi dy rekomandime dhe ka qenë një gabim teknikë. Ne si zyre kemi shumë agjensi dhe shumica prej tyre nuk menaxhohen nga ne por do të ndërmarrim masa”, ka thënë Krasniqi.

E drejtori i AVUKU-të, Valdet Gjinovci tha se i kanë ndërmarr të gjitha masat pas raportit të auditimit për shpenzime.

“Lidhur më keklasifikimin e mjeteve është proces që na ka përcjell që nga 2007, por tash kjo është zgjidhur dhe të gjitha mjetet janë orientuar në sektorët përkatëse. Prej këtij viti nuk do të realizohen pagesat të fermerët ashtu qysh janë bërë deri tash. Lidhur me kontratat më shërbime të veçanta tashmë kemi ndërprerë dhe nuk ekziston asnjë kontratë e tillë. Agjencia e ushqimit ka marr veprime dhe kanë realizuar kthimin e mjeteve të fermerët”, thotë ai. /Arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/258952911698515/

Shpërndaje në rrjete sociale