17 shkurti i vitit 2008 kishte qenë një ndër ditët më të ftohta të vitit, kjo datë shënon shpalljen e pavarësisë së Kosovës ditës më historike të shtetit tonë, dhe të gjithë shqiptarëve anë e mbanë botës.
Të dielen u shënua 11 vjet shtetësi të shtetit më të ri në Evropë.
1- Pavarësia zyrtarisht u shpallë me datën 17 shkurt 2008, në orën 15:39 minuta
2- Të parët që nënshkruan deklaratën e pavarësisë ishin: presidenti Fatmir Sejdiu, kryetari i kuvendit, Jakup Krasniqi, si dhe kryeministri i vendit, Hashim Thaçi.
3- Muzeu i Londrës ia fali Kosovës pergamenën për shpalljen e pavarësisë.
4- Pergamena e vjetër 200 vjeçare në të cilën është nënshkruar deklarata e pavarësisë, gjendet në zyrën e kryetarit të Kuvendit.
5- Përveç pergamenës, aty gjenden edhe lapsi me të cilin vënë nënshkrimet, listat e nënshkrimeve të deputetëve pjesmarrës në seancë, si dhe flamuri i vendosur në seancën e shpalljes së pavarësisë
6 – Shtetet e para që njohën Kosovën si shtet pas shpalljes së pavarësisë ishin: Kosta Rika, SHBA, Franca, Afganistani, Shqipëria, Turqia, Britania e Madhe etj.
7- Dizajnues i flamurit dhe i stemës së Kosovës është Muhamer Ibrahimi
8- Himni i Kosovës, i kompozuar nga kompozitori Mendi Mengjiqi, për herë të parë ishte intonuar në seancën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
9- Flamujt e parë të Republikës së Kosovës ishin shtypur në Turqi.
10- Yjet e bardhë në flamurin e Kosovës simbolizojnë komunitetet e ndryshme që jetojnë në Kosovë, harta e verdhë simbolizon pasurinë e Kosovës, ndërsa ngjyra e kaltër simbolizon Evropën.
11- Prezente gjatë seancës së shpalljes së pavarësisë të Kosovës, me transmetime direkte, kishin qenë edhe mediat më të njohura botërore si: CNN, BBC etj.
Baldini nis revolucionin te Italia, ndalon rrjetet sociale g...
Trump: Irani ka rënë dakord të mos ketë armë bërthamore
Franca gjobit me 25 milionë dollarë kompaninë Shein
Shpërthim me lëndë plasëse në Përmet, lëndohen rëndë dy pers...
Juventusi heq dorë nga sulmuesi serb
Lladrovci: Limaj i duhet PDK-së, PDK i duhet Limajt