Masat e ajrit me origjinë polare do të mbeten prezent pothuajse gjatë gjithë javës, duke krijuar kushte për mot kryesisht të thatë dhe të ftohtë.
Shtypja atmosferike mbetet e lartë, dukshëm mbi vlerat e normales.Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -4 deri -9 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 6 gradë celsius.
Në viset malore temperaturat minimale parashihen të ulen deri -11 gradë celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga veriu dhe verilindja me shpejtësi deri 13m/s, ndërsa në rrafshin e Dukagjinit, erërat do të jenë më të fuqishme duke kaluar shpejtësinë mbi 20m/s.
Erërat me këtë shpejtësi mbesin prezent vetëm ditën e hënë, ndërsa ditët tjera, do të fryjë erë e lehtë deri mesatare.
Bazuar në situatën sinoptike dhe numerike, reshje të asnjë forme nuk parashihen deri në gjysmën e dytë të muajit aktual, që nënkupton se do të ketë deficit të reshjeve, ndërsa në fushat termike nga dita e enjte e javës vijuese do të ketë ngritje të lehta./arbresh.info/
Vdes njëri nga të lënduarit në aksidentin në fshatin Dobërll...
“Hajde folim” në Lipjan, Osmani: Kur politika ulet pranë qyt...
Amnesty: Irani ekzekutoi mbi 2 mijë persona vitin e kaluar
Kurti për Osmanin: S’mendoj se president duhet të jetë dikus...
Kurti synon 60% në zgjedhjet e 7 qershorit
Kurti: Nis programi i trajnimeve për siguri kibernetike për ...