Ministri i Drejtësisë së Kosovës, Hajredin Kuçi, ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadoren e Belgjikës, Anick Van Calster.
Në një komunikatë për media, thuhet se Kuçi falënderoi ambasadoren Van Calster për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Belgjikës në fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë.
“Zëvendëskryeministri Kuçi ka theksuar hapat e ndërmarrë gjatë këtij mandati qeverisës në fuqizimin e pavarësisë dhe ngritjes së efikasitetit të gjyqësorit. Njëkohësisht, ai theksoi edhe nevojën për përpjekje të vazhdueshme në përmirësimin e performancës së gjyqësorit, në shërbim të qytetarëve”, thuhet më tej në komunikatë.
Në anën tjetër, ambasadorja e Belgjikës në Kosovë, Anick Van Calster, është shprehur se bashkëpunimi në fushën e drejtësisë gjatë mandatit të saj ka qenë i shkëlqyeshëm, duke theksuar njëkohësisht që fuqizimi i mëtutjeshëm i sundimit të ligjit në Kosovë, që është në interesin shtetëror të Belgjikës.
BE-ja mirëpret armëpushimin SHBA–Iran: Hapësirë e re për dip...
Sot zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës
Ushtria amerikane: Konfirmohet nga Irani që, Mojtaba Khamene...
Kancelari gjerman mbështet armëpushimin: Dialogu është i dom...
Starmer: Britania do të bëjë gjithçka që mundet për ta mbësh...
Pas arritjes së armëpushimit të përkohshëm me Iranin, Trump:...