Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka pritur sot në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kroacisë, Luka Buriloviq dhe përfaqësues të tjerë të bizneseve kroate, të cilët po marrin pjesë në Forumin Ekonomik Kosovë-Kroaci, që po zhvillohet në Prishtinë, njoftoi zyra për informim e kryeministrit.
Mustafa i ka njoftuar mysafirët për zhvillimet ekonomike në Kosovë, për prioritetet e Qeverisë për zhvillim ekonomik, përmirësim të mëtejshëm të ambientit të të bërit biznes, krijimin e vendeve të reja të punës dhe avancimin e gjithmbarshëm të proceseve në vend.
Kryeministri ka vlerësuar mundësitë e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve, duke theksuar përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të avancuar edhe më tutje legjislacionin, krijimin e kushteve edhe më të favorshme për biznes, si dhe rritjen e shkëmbimeve ekonomike dhe tërheqjen e investimeve kroate në Kosovë.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kroacisë, Luka Buriloviq, çmoi progresin që po arrihet në Kosovë në aspektin e krijimit të ambientit të favorshëm për zhvillim të mëtejshëm ekonomik, duke shprehur interesimin e bizneseve kroate për investime në Kosovë, thuhet në komunikatë.
Luis de la Fuente komenton mospërfshirjen e lojtarëve të Rea...
Publikohen çmimet e derivateve për sot
Shqipëria e pret sonte Izraelin në “Air Albania”
Dua Lipa publikon albumin e fotografive nga dasma me Callum ...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, policia nis hetimet
Vjedhje e rëndë në Podujevë/ Hajnat marrin stoli ari e argje...