Ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi, u takua gjatë ditës së sotme me nënkryetarin e Skenderajt Fadil Nura, ku edhe biseduan për bashkëpunimin e mëtejmë ndërmjet tyre për zhvillimin e bujqësisë.
Krasniqi tha se Ministria e tij do të vazhdojë edhe më tej ta përkrah këtë komunë pasi që është ndër komunat të cilat kanë punuar më së shumti në bujqësi dhe ka zhvillim shumë të mirë në këtë fushë.
Ai bëri thirrje që fermerët të merren më së shumti me kultivimin e dredhëzës për shkak se është më fitimprurëse.
E nënkryetari Nura falënderoi ministrin Krasniqi duke thënë se ata kanë gjetur përkrahje shumë të madhe nga kjo Ministri.
Pas këtij takimi, Krasniqi pati një debat publik me qytetarët e Skenderajt përmes projektit “Qendra dhe Deputetja” të deputetes se PDK-së , Ganimete Musliu, në Qendrën Rinore Publike të Skenderajt. Me këtë rast ai përgëzoi drejtpërdrejt banorët e këtij vendi që po punojnë shumë dhe po rrisin zhvillimin vendor.
Për këtë arsye ai tha se kjo komunë është e dyta në Kosovë që investohet më shumë në të për sh kak se e meritojnë me punën e madhe që e bëjnë.
Pas kësaj, ministri Krasniqi vizitoi fabrikën e qumështit “Drena” , fabrikë e cila është ndihmuar nga vetë Ministria e Bujqësisë.
Me këtë rast ai u shpreh se është shumë i kënaqur për përparimet që po i bëjnë fermerët duke zgjeruar kështu kapitalin e punës e po ashtu edhe duke rritur numrin e të punësuarve
Bedri Hamza: Të hënën fillon ndryshimi i madh, PDK-ja do të ...
AAK mbyll fushatën në Prishtinë, Haradinaj rikujton ditën e ...
Trump: Negociatat me Iranin do të zgjasin, nuk ka zgjidhje t...
KQZ: Përfundohet votimi në 26 përfaqësi diplomatike të Kosov...
Gara për Tonalin: United gati ofertën 80 milionë paund
Rama reagon ndaj mediave ndërkombëtare për protestën në Zvër...