Ai në një konferencë për media pas takimit me kryetarin e Komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri ka folur rreth diskutimeve që ka pasur sot me ministrin e Shëndetësisë së Gjermanisë sa i përket çështjes së heqjes së vizave, teksa ka sqaruar se taksa nuk është kusht për liberalizim. Për më tepër kreu i Qeverisë së vendit ka shprehur qëndrimin sa i përket heqjes së taksës ndaj mallrave serbe, e cila është vendosur në nëntorin e kaluar.
“Taksa nuk është vetëm taksë, nuk është vetëm tregti, por është edhe ta quajmë edhe kriter se a jemi shtet a jo. Nëse ne lëshojmë pe për taksën para njohjes do ta kemi më të vështirë një marrëveshje në pozicione të barabarta…Mirë është që gjithë rajoni të avancojë drejt BE-së, por Kosova nuk është mirë të japë shembuj të dobësimit, dorëzimit në etapën finale, pasi që nëse jep një shembull të tillë, kërkesat do të rriten për një konsensus më të madh dhe për kompromis më të madh”, ka thënë Haradinaj.
I pyetur nga mediat në lidhje me qëndrimin e Francës ndaj Kosovës dhe vizitën e presidentit Emmanuel Macron sot në Beograd, kryeministri Haradinaj theksoi se Parisi zyrtar ka njohur Kosovën brenda kufijve ekzistues dhe se nuk ka ndryshim në raportet ndërmjet dy shteteve.
Një muaj paraburgim ndaj pejanit për shitje dhe blerje të na...
Kriza me derivate, ndërmarrja “Trepça” ndan 400 mijë euro pë...
Alarmon shoqata e qumështarëve: Jemi në një situatë alarmant...
Azemi: Punëtorët teknik dhe fizik të Prishtinës kërkojnë pag...
“Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, Trump kërcënon sër...
Luftohet për play-off dhe mbijetesë, nesër tri përballje të ...