Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, sot së bashku me organizatën “Let’s Do It Kosova”, kanë ndarë grantin prej 1.2 milion euro për komunat fituese të aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”, i cili kishte zgjatur tre muaj.
Përfitues të këtij granti kanë qenë dhjetë komuna të Kosovë ku me nga 150 mijë euro janë shpërblyer Ferizaj, Gjakova, Kamenica dhe Vushtrria, ndërsa me nga 100 mijë euro Drenasi, Gjilani, Prishtina, Obiliqi, Suhareka dhe Vitia.Në konferencën përmbyllëse të fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën”, u ndanë kontejner dhe shporta për komunat: Junik, Han Elezit, Podujevë, Istog, Skenderaj, Malishevë, Pejë, Rahovec, Lipjan, Shtime, Deçan, Prizren e Mitrovicë.
Gjatë kësaj ceremonie, ministri Matoshi tha se fushata “Ta pastrojmë Kosovën” ka qenë ndër fushatat më të suksesshme për pastrimin e mjedisit. Ndryshe, gjatë kësaj fushate të pastrimit janë larguar mbi 900 deponi ilegale të mbeturinave.
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron