Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 8 personave për veprën penale mashtrim dhe pjesëmarrje apo organizim i grupit kriminal të organizuar.
Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga kjo prokurori, shkruan Arbresh.info,
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë –Departamenti Special, në afat prej 30 ditësh, ndaj tetë të dyshuarve me inicialet A.K., K.B., F.G., A.S., H.K., L.B., L.B., E.Z, për veprat penale “Mashtrimi” nga neni 323 paragrafi 4 lidhur me nenin 31 të KPK-së, si dhe “Pjesëmarrja apo organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 277 i KPK-së”, thuhet në njoftimin e PSRK-së.
Ndërkohë vendimi në lidhje me kërkesën e Prokurorisë pritet të merret sot nga gjykata.
Parashikimi i motit për të enjten
SHBA-të do të ndërtojnë një reaktor bërthamor në Hënë
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Arsenali dhe Chelsea në luftë për yllin e Real Madridit R...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Moti i lig në Greqi merr jetën e dy njerëzve