Policia e Kosovës është duke e realizuar një aksion në disa lagje të Prishtinës. Siç bëhet e ditur, qëllimi i këtij aksioni është identifikimi dhe arrestimi i disa personave të dyshuar për vrasje, e që janë shtetas të huaj në kërkim ndërkombëtar.
Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha ka bërë të ditur se po arrestohen disa persona të dyshuar për vrasje, në kërkim ndërkombëtar.
“Policia e Kosovës është duke realizuar një operacion policor në Prishtinë, i cili operacion ka për qëllim identifikimin dhe arrestimin e disa personave të dyshuar për vrasje, e që janë shtetas të huaj në kërkim ndërkombëtar”, ka thënë Hoxha.
“Njësitet kompetente dhe ato speciale në koordinim dhe bashkërendim janë ende duke zhvilluar operacionin dhe për detaje do te njoftoheni me kohë pas përfundimit te operacionit”, tha Hoxha.
Tërmet në Zvicër, nuk raportohet për dëme
Qeveria mban mbledhje elektronike, miraton ndryshime në Komi...
Al-Nassr gati për goditjen e madhe të verës, Rondalos mund t...
Fitore me aromë Evrope për Malishevën
Drita “shkatërron” Llapin, dhe ruan diferencën me Ballkanin
Ballkani fiton ndaj Ferizajt, dhe vazhdon ndjekjen e Dritës