Shefja e diplomacisë kosovare Meliza Haradinaj-Stublla, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me koordinatorin kundër terrorizmit në Departamentin e Shtetit, Nathan Sales mbi zhvillimet politike dhe të sigurisë në Kosovë dhe marrëveshjen e Uashingtonit.
Ajo me këtë rast ka informuar ambasadorin Sales se Republika e Kosovës është e përkushtuar në implementimin e të gjitha pikave të marrëveshjes dhe se çmon përkushtimin e lartë të lidershipit amerikan për vënien në jetë të zotimeve të dhëna në këtë marrëveshje.
Në këtë kontekst, shefja e diplomacisë kosovare e ka theksuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për ta shpallur terroriste organizatën Hezbollah.
Gjatë kësaj bisede është vlerësuar edhe kontributi që Kosova ka dhënë në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar, në veçanti roli i shtetit tonë në koalicionin global antiDAESH.
Haradinaj-Stublla ka theksuar se Kosova është e rreshtuar përkrah aleatëve në krye me SHBA në mbrojtje të lirisë dhe demokracisë për të gjithë popujt paqedashës.
Kurti nderon Bahri Fazliun: Figurë e rrallë që bashkoi pushk...
Kane e barazoi një rekord të Ronaldos në Ligën e Kampionëve
Kujdes parësor shëndetësor për fëmijët, Vitia njofton vendim...
Rubio dhe Papa Leo takohen sot në Vatikan pas tensioneve me ...
Del para Apelit polici i akuzuar për aksidentin ku vdiq 26-v...
Ministri Hoxha takim me Rutte: NATO sot më e rëndësishme se ...