Ne përkujtim të sulmeve ajrore të “kullave binjake” në New York, më 11 shtator të vitit 2001, shoqata Miqtë e Amerikës dhe Garda e Nderit e Policisë së Kosovës, ngritën sot flamurin amerikan në gjysmë shtize, në sheshin Bill Clinton në Prishtinë.
Agim Vatovci nga Miqtë e Amerikës me këtë rast tha se ngjarja e ditës së sotme të para 14 viteve pati tronditur mbarë botën, jo vetëm Amerikën.
“Amerika çdo herë ka qenë në mbrojtje të popullit shqiptar, andaj një ditë e tillë duhet të përkujtohet çdo herë”, tha Vatovci.
SHBA-të dhe Irani nisin sulme të reja mes bisedimeve të ngec...
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin ...
PE-ja pritet të votojë raportin për Kosovën
Moti sot me diell, temperatura arrin 27 gradë
Kurti pret sot në takim Presidentin e KE-së
Aksident në Laç, ndërron jetë 37-vjeçari, arrestohet drejtue...