Sot shënohet Dita e Psikoterapisë me qëllim të promovimit të këtij profesioni, si dhe të luftimit ndaj stereotipave të ndërtuara rreth njerëzve që kërkojnë ndihmë për gjendjen mentale.
Data e 25 shtatorit shënohet me qëllim të edukimit të publikut rreth rëndësisë së përmbushjes së nevojave të komunitetit për shëndetin mental.Kjo ditë shënon fillet e festimit që nga viti 2012, kur një grup profesionistësh dhe studentësh u grumbulluan për të luftuar keqkuptimet rreth psikoterapisë, si dhe për të rritur vetëdijen rreth rëndësisë jetike që bëhet nga terapistët duke ndihmuar një në katër njerëz që vuajnë nga sëmundjet mentale, e gjithashtu duke ndihmuar edhe ata me probleme emocionale, përcjell KosovaPress.
Simbolika e kësaj dite shënohet përmes ngjyrës që krijohet nga e gjelbra dhe e kaltra.Konsiderojeni si një ditë ideale për të biseduar, për t’u shprehur, lexoni diçka rreth psikoterapisë në mënyrë që të luftoni keqkuptimet si dhe nënvlerësimin që bëhet ndaj këtij profesioni.
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik
Osmani: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s
Dogana kap cigare elektrike të padeklaruara në Merdare, me v...