Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami ka kërkuar që të ndërpritet greva e mësimdhënëseve në Kosovë.
Bajrami përmes një postimi në facebook ka shkruar se duhet arritur një marrëveshje mes SBAShK dhe institucioneve, shkruan arbresh.info.
“Kryeminister,Neser arsimi po hyn ne javen e trete te greves, ju se bashku me zavendesat, 22 ministrat dhe 80 zavendesministrat duheni urgjent me u taku me SBASHK-un. Ky takim duhet me zgjate derisa te arrini marreveshjen per fillim te mësimit”, ka shkruar Bajrami.
Ajo gjithashtu ka kërkuar nga Qeveria të jap dorëheqje nëse mësimi nuk fillon të martën.
“Te Marten duhet me fillu mesimi ose Qeveria duhet me dhane doreheqje, pasiqe as detyrat e shtepise s’po arrini me i kry”, ka përfunduar Bajrami.
Ndryshe mësimdhënësit kosovarë po hynë në javën e tretë të grevës.
Ato po kërkojnë ngritje të koeficientit dhe trajtim të dinjitetshëm ndërsa mbrëmjen e së dielës, SBAShK ka bërë të ditur se greva do të vazhdoj deri të plotësimin e kërkesave të tyre./Arbresh.info/
Bullgaria dërgon kontingjent të ri ushtarak në Kosovë për mi...
Serbia sekuestron 5 tonë marihuanë
Pensionistet e Ferizajt në mbështetje të Marshit “Drej...
Kurti: Kena qef nxehtë, temperaturat në dhoma i kemi dukshëm...
“Bllok e ke përgjithmonë”, Limi i jep fund raportit me Albën...
FSK forcohet për tri vende, ushtria e Kosovës këtë vit e 138...