Vendimin e Gjykatës për 17 të akuzuarit, që u arrestuan të mërkurën ditën kur u mbajt protesta nga opozitarët, avokatët do të ankohen në Gjykatën e Apelit
Avokati i të akuzuarit Albert Memaj, Skënder Musa shpreson se Gjykata e Apelit do ta përmirësojë vendimin e shkallës së parë per shkak se nuk ka asnjë rast të vërtetuar që të dyshuarit kanë qenë të përfshirë në veprat penale për të cilat ka thënë prokurori.
Ndryshe para disa minutash Gjykata ua ka shqiptuar nga 30 ditë paraburgim 17 të akuzuarve, pjesëmarrës në protestën e 18 nëntorit.
Sipas vendimit të gjykatës të akuzuarit nëse lihen të lirë mund të ikin dhe mund ta përsërisin veprën.
Këtë masë paraburgimi e ka kërkuar Prokuroria Themelore në Prishtinë, duke i rënduar me akuzat për pjesëmarrje në turmë dhe huliganizëm.
Protesta e opozitës kishte eskaluar në dhunë pas arrestimit të deputetes së AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, të cilës po ashtu i është caktuar paraburgimi prej 30 ditësh për veprat e saj brenda Parlamentit të Kosovës.
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...