Astronomët kanë zbuluar dy planetë gjigantë jashtë Sistemit Diellor, të cilët janë aq të lehtë sa dendësia e tyre është më e ulët se ajo e të ashtuquajturit ”pambuku i ëmbël”.
Ata kanë përmasa të ngjashme me Jupiterin, por janë planetët më pak të dendur të kësaj madhësie të zbuluar deri më sot, sipas AP.
Dy planetët rrotullohen rreth yllit TOI-791, rreth 1 110 vite dritë larg Tokës, në yjësinë Volans.
Zbulimi u bë fillimisht nga teleskopi hapësinor TESS i NASA-s, ndërsa dendësia e tyre u përcaktua përmes vëzhgimeve me teleskopë në Tokë.
Sipas studiueses George Dransfield nga Universiti i Oksfordit, dendësia e këtyre planetëve është e krahasueshme me “një shtresë të freskët shkume rroje”.
Ajo shton se ka të ngjarë që ata të kenë ngjyrë të bardhë ose blu, në varësi të reve në atmosferë, dhe jo rozë si pambuku i ëmbël.
Shkencëtarët besojnë se planetët përbëhen kryesisht nga hidrogjeni dhe heliumi.
Përbërja e tyre kimike do të studiohet më tej me teleskopin hapësinor “James Webb Space Telescope”.
Për krahasim, Jupiteri është deri në 35 herë më i dendur se këta dy planetë.
Astronomët mendojnë se “super-puff”-ët formohen në fazat e hershme të lindjes së një sistemi planetar, në rajone të pasura me gaz, dhe me kalimin e kohës humbasin një pjesë të madhe të materialit të tyre, duke mbetur jashtëzakonisht të lehtë.
Studimi është publikuar në revistën shkencore “Monthly Notices of the Royal Astronomical Society”./atsh
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu...
Pas Uellsit edhe Federata e Futbollit gati për t’i hequr mbë...
Zjarr në një shtëpi në Prishtinë
Ylli i Man Unitedit entuziazmon tifozët: Mund ta fitojmë Lig...