Arkeologët egjiptianë po hetojnë mumien e një kafshe të çuditshme, deklaroi sot Ministria e Antikiteteve.
“Do të shpallim detajet e zbulimit të mumies së një kafshe të çuditshme, në dukje një mace e madhe, ose ka të ngjarë të jetë një luan apo luaneshë”, deklaroi ministri.
Ai shtoi se njoftimi do të bëhet pasi të jenë kryer të gjitha analizat e nevojshme.
Në Egjiptin e lashtë, kafshët shtëpiake të mumifikuara zakonisht varroseshin me pronarët e tyre. Ato u përdorën si oferta për perënditë ose egjiptianët e lashtë i donin kafshët në varre, me shpresën se do t’i merrnin në jetën e përtejme.
Muajt e fundit Egjipti ka njoftuar një seri zbulimesh të lashta, që mund të ndihmojnë në ringjalljen e industrisë së dobësuar të turizmit, një burim kryesor ky i të ardhurave kombëtare./atsh/
VV nominon Fatmire Mulhaxha Kollçakun për presidente të Koso...
Plagoset me armë zjarri 45-vjeçari në Shkodër, detajet e par...
Shefi i IDF: Lufta po hyn në fazën tjetër, do të përfshihen ...
Fatmire Kollçaku raportohet se do të jetë kandidate e dytë p...
AAK-ja s’mori pjesë në seancë, Tahiri: Pamë një improvizim t...
Rrustemi: Seanca mund të nisë edhe me një kandidat