Raportohet se deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku, mund të jetë kandidatja e dytë për Presidente të Republikës së Kosovës në procesin e zgjedhjes së kreut të shtetit.
Sipas këtyre raportimeve mediatike, emri i Kollçakut po përmendet si një nga opsionet që mund të propozohet për garën për president, në rast se zhvillimet politike kërkojnë një kandidat tjetër përveç emrave që tashmë janë përmendur në skenën politike, shkruan Arbresh.info.
Sipas Kushtetutës së Kosovës, presidenti zgjidhet nga deputetët e Kuvendit dhe në raundin e parë kërkohen së paku 80 vota, ndërsa në raundin e tretë mjafton shumica e thjeshtë prej 61 votash.
Deri më tani nuk ka konfirmim zyrtar nga partitë politike lidhur me kandidimin e mundshëm të Kollçakut, ndërsa pritet që zhvillimet në ditët në vijim të sqarojnë më tej emrat që do të garojnë për postin e presidentit./Arbresh.info/
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...
Vitinha në pikëpyetje për përballjen me Bayernin, pas lëndim...
Zulfaj: Kosova duhet të përshpejtojë rrugën drejt statusit k...
Sulmet në shkolla, Erdogan propozon ndalimin e rrjeteve soci...